KUJDESI PALIATIV

Është tepër i rëndësishëm kujdesi për pacientët, të cilët ndodhen në një fazë të avancuar të sëmundjes dhe nuk pritet që të kenë shërim. Kjo përfshin kujdesin ndaj vetë pacientit si dhe ndaj familjes së tij, me qëllim për të kapërcyer të gjitha problemet psikologjike, sociale dhe emocionale me të cilat përballen. Qëllimi i kujdesit paliativ, është që të përmirësojë cilësinë e jetës, për të lehtësuar simptomat dhe efektet anësore të trajtimit.

Kujdesi paliativ ka katër qëllime kryesore:

• Ta zvogëlojë dhimbjen e shkaktuar nga kanceri dhe t’i reduktojë paso¬jat.
• Ta përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit dhe të familjarëve të tyre.
• Të aplikojë kujdes cilësor me menaxhim racionale.

* Të ofrojë mbështetje psikologjike dhe emocionale

Përse është e rëndësishme përfshirja e e familjes së pacientit në kujdesin paliativ?

Faza e fundit e sëmundjes pranohet nga pacienti dhe nga familja e tij si periudha e lamtumirës. Kra¬has sigurimit,çdo mjedis për pacientin, gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohen kushte për ruajtjen e ru¬tinës së përditshme të jetës së familjes. Kur familja do të sigurohet se pacienti ka kujdes të sigurt, ata do të mund të shkojnë në punë dhe të kujdesen për anëtarët tjerë të familjes. Prandaj, kujdesi në këtë periudhë është i rëndësishëm jo vetëm për pacientin, por edhe për gjithë familjen.

Familja duhet të përfshihet në të gjitha diskutimet, dhe duhet patjetër të jetë e informuar, në mënyrë që të mund t’i përmbushë të gjitha nevojat e pacientit. Mjeku, pacienti dhe familja e pacientit, punojnë së bashku, si një ekip, për zgjidhjen e konflikteve.

Kujdesi paliativ ka një rëndësi të veçantë për pacientin gjatë përballjes dhe pranimit të gjendjes reale, ndihmon për të bërë të mundur komunikimin ndërmjet pacientit, familjes, mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor. Në këtë periudhë, është e rëndësishme që i gjithë ekipi i cili është përgjegjës për pacientin, të marrë vendime dhe të bëjë ndërhyrje me marrveshje të përbashkët. 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language