Kanceri metastatik

Kanceri metastatik shfaqet si rezultat i pranisë së kancerit parësor në një pjesë të caktuar të trupit, i cili është i përhapur në inde dhe organe të tjera. Shfaqet atëherë kur qelizat e gjakut infiltrohen në gjak dhe në sistemin limfatik ,duke arritur në këtë mënyrë tek indet e tjera tek të cilat shfaqen metastazat.  

Zakonisht, qelizat kancerogjene të cilat përhapen jashtë tumorit primar kalojnë në gjak. Në këtë mënyrë mund të arrijnë në çdo pjesë të trupit. Pjesa më e madhe e këtyre qelizave vdesin, por disa prej tyre mund të prekin inde të reja, të cilat përsëri fillojnë të rriten dhe të formojnë tumore të reja. Ky process është quajtur metastazë.

Në mënyrë që të formohen metastazat, është e nevojshme që qelizat e kancerit t’i nënshtrohen disa fazave: të dalin jashtë kancerit primar dhe të futen në gjak/ në sistemin limfatik, duke bërë të mundur që të arrijnë deri në një organ të ri, që të mund të ‘mbijetojnë’ në atë lokalizim të ri, si dhe të mund të mbrohen nga sistemi imunitar i organizmit.

Simtomat

Simtomat e tumoreve metastatike varen nga madhësia dhe vendndodhja e metastazave. Disa nga tumoret metastatike nuk shfaqin asnjë simptomë. Në disa raste, kanceri primar, zbulohet nga simptomat të cilat i shkakton kanceri metastatik.

Trajtimi

Trajtimi i kancerit varet nga origjina e kancerit primar. Qëllimi i trajtimit është për të reduktuar përhapjen e kancerit. Për shembull: nëse kanceri primar është lokalizuar në gji, dhe ka shfaqur metastaza në mëlçi, përsëri quhet kancer metastatik i gjirit (dhe jo kancer i mëlçisë) dhe trajtohet sipas mënyrës që duhet trajtuar kanceri i gjirit. Trajtimi është sistematik, me kimioterapi dhe terapi hormonale. Në varësi të gjendjes, trajtimi mund të përfshijë terapi biologjike, radioterapi, kirurgji ose një kombinim të tyre.

Ku metastazojnë më shpesh kanceret primare?

Organet në të cilat zakonisht mund të metastazojnë tomoret primare, janë kockat, mëlçia dhe mushkëritë.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language